Avni Musliu, CPA

Z. Avni Musliu është Partner për Auditim dhe Këshillim

Z. Musliu është Auditori Certifikuar nga SHKACK, dhe Auditor Ligjore i licencuar nga KKRF.

Z.Musliu po ashtu ka përfunduar studimet ne Universitetin e Prishtinës për Banka dhe Financa.

Z. Musliu  është anëtar në SHKÇAK.

Eksperienca:

Para se të bashkohej me Nexia Kosova, për më shumë se 20 vjet Z. Musliu ka punuar për biznesin lokal në shitje me pakicë në pozitën e kryeshefit ekzekutiv për disa kompani. Për më tepër, për më shumë se 14 vjet, z. Musliu ka audituar dhe këshilluar subjektet financiare, komerciale dhe të sektorit publik në Kosovë. Ai e ka bërë këtë fillimisht si një auditor i pavarur ligjor dhe më pas përmes Nexia Kosova shpk për më shumë se 10 vjet. Përveç kësaj, z. Musliu ka ofruar shërbime të përgjithshme menaxhimi dhe lidershipi edhe në fushat e auditimit, menaxhimit të rrezikut, kontabilitetit dhe riorganizimit të biznesit etj..