Nexia Kosova është ndërmarrje lider në ofrimin e shërbimeve të auditimit, këshillimit, konsulencës, ligjore, tatimeve dhe kontabilitetit në Kosovë. Nexia Kosova është themeluar dhe menaxhuar nga persona që kanë përvojë të gjatë pune së bashku në auditim dhe këshillim. Ne udhëhiqemi nga vizioni për të krijuar standardin më të lartë lokal për shërbime të auditimit dhe këshillimit.
Ne punojmë bashkërisht, ecim përpara me shembuj të mirë, respektojmë individualitetin, jemi të përkushtuar dhe të sinqertë. Ne frymëzojmë njerëzit tanë.
Njerëzit tanë kanë përvojë të gjerë në ofrimin e shërbimeve për disa kompani globale, në ofrimin e shërbimeve me integritet për kompani liderë në treg dhe udhëhiqen nga vizioni për të krijuar një standard funksional të ri për kompanitë lokale në auditim, shërbime ligjore, tatime dhe kontabilitetit dhe shërbime financiare dhe konsulence.