Anëtar i ShKÇAK:
Nexia Kosova LLC është anëtar i Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) që nga viti 2008. ShKÇAK është organizatë jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse, e themeluar në vitin 2001 me qëllim të zbatimit dhe promovimit të standardeve globale dhe praktikave më të mira për profesionin e ri dhe asistimit në zhvillimin ekonomik në të mirë të interesit publik. ShKÇAK u bë organizata e parë profesionale që ofron programe të edukimit për kontabilitet dhe auditim dhe shoqata e parë që u licencua nga Këshilli Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) atëbotë Bordi Kosovar për Standardet për Raportim Financiar, që është autoriteti rregullativ i standardeve të raportimit financiar, kontabilitetit dhe auditimit. Përkushtimi i anëtarëve dhe strukturave qeverisëse të saj për zbatimin rigoroz të standardeve, bënë që në vitin 2009, ShKÇAK të bëhet anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtarë të Kontabilitetit (FNK/IFAC) duke u bërë kështu organizata e parë profesionale kosovare dhe njëra ndër të paktat në Ballkan që u anëtarësua në FNK, që është një organizatë profesionale globale e kontabilitetit dhe auditimit që i përfaqëson më shumë se 175 organizata anëtare në 130 vende anembanë botës dhe mbështetë zhvillimin dhe zbatimin e standardeve të kontabilitetit, auditimit dhe të edukimit si dhe bën mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre standardeve nga organizatat anëtare. ShKÇAK është anëtare me të drejta të plota edhe e Federatës Evropiane të Kontabilistëve dhe Auditorëve për NVM (EFAA) dhe Federatës Mesdhetare e Kontabilistëve (FCM).
https://www.scaak.org/En/firmat-e-kontabilitetit-dhe-auditimit/
Anëtar i BCC
Që nga viti 2017, Nexia Kosova LLC është anëtar i Këshillit të Konsulentëve të Biznesit (BCC). BCC është anëtar i plotfuqishëm i Institutit Global për Konsulencë Menaxhimi- ICMCI, i cili është i hapur për entitetin e organizuar të secilit vend me qëllimet për t’u bërë institucion i njohur profesional kombëtar për konsulentë individual të menaxhimit. ICMCI është një organizatë ndërkombëtare e anëtarësimit dhe një rrjet i shoqatave dhe instituteve këshilluese dhe menaxhuese të menaxhimit në të gjithë botën, të cilat kanë një qëllim të përbashkët dhe ndajnë vlera dhe synime të përbashkëta.