Nexia
International (Nexia), rrjeti i nëntë më i madh global i firmave të pavarura të
kontabilitetit dhe këshillimit, janë te lumtur të raportojnë rezultatet e tyre
financiare për vitin 2018, te cilët thyen barrierën prej 4 miliardë dollarësh
për herë të pare.
Në
vitin 2018, të ardhurat totale të Nexia’s ishin më shumë se 4.02 miliardë
dollarë amerikanë në të gjithë rrjetin – një rritje prej 11% në 2017.
Kjo rritje e të ardhurave globale është rezultat i një rritje të qëndrueshme në
të gjithë rrjetin ne cilin regjion, me Amerikën e Veriut dhe Azinë që performojnë
veçanërisht mirë. Rritja e të ardhurave nga tarifat në rajonin e Azisë vijon
nga suksesi i fokusimit te Nexia’s ne rekrutimin e kompanive te reja ne Kine.
Gjatë
gjithë vitit 2018, Nexia vazhdoi të zgjerojë praninë e saj globale duke
mirëpritur firma të reja anëtare në Bjellorusi, Bullgari, Itali, Mali, Uganda,
Zambia dhe Zimbabve.
Duke
komentuar rezultatet, Kevin Arnold, CEO i Nexia International, thotë: “Është
shumë e këndshme të regjistrosh një vit tjetër të rritjes dyshifrore dhe
strategjia jonë afatgjatë e rekrutimit dhe mbajtjes së firmave me cilësi të
lartë në tregjet botërore të krijuara dhe ato në zhvillim e sipër po
funksionojnë qartë.”
“Kjo
rritje mbresëlënëse e të ardhurave nga tarifat është një lajm fantastik dhe
tregon se prania e Nexia në të gjithë botën vazhdon të rritet duke siguruar
edhe më shumë mundësi për anëtarët tanë.”
Për më shumë informacion, shihni https://nexia.com/about-us/press/2019/nexia-international-breaks-us-4bn-in-global-revenues/